Kryesore

Drejtori i policisë i pari në aksion kundër protestuesve, Basha: Turp dhe mjerim

20:59 - 09.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka denoncuar veprimet e efektivëve të policisë të cilët përleshen me protestuesit e opozitës, përpara një takimi që kryeministri Edi Rama do të bënte në Fier.




Në videot e sjella nga zyra e shtypit e PD, tregohet se si drejtori i policisë në Fier gris banderolën protestuesve.

“Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim! Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, – sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit”, shkruan kreu i PD-së, Luzlim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.