BOTA

Eurostat: Këta janë të rinjtë më dembelë në Europë

16:24 - 15.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia është njolla e zezë në vendet e BE-së për numrin e madh të të rinjve të moshës 18-24 vjeç që nuk studiojnë dhe nuk kërkojnë punë.




Kjo kategori, që ndryshe njihen si Neet, në Itali përbëjnë 25.7% të të rinjve në total, sipas një raporti të Eurostatit. Ndërsa mesatarja europiane qëndron në nivelin 14.3%.

Ndërkohë, përqindjen më të ulët të kësaj kategorie e kanë Vendet e Ulëta, 5.3%. Sipas shifrave të vitit të kaluar, në vendet e BE-së në total rreth 5.5 milionë të rinj të moshës 18-24 vjeç as nuk punonin dhe as nuk ishin në proces formimi në ndonjë nga institucionet arsimore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.