Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka dhënë një mësim të rëndësishme të rinjve në Paris.
Macron po takonte të rinjtë, kur njëri prej studentëve u tregua më shumë miqësor seç duhej me Macronin, duke i thërritur “Manu”.
“Ç’ kemi Manu?” ishte fraza me të cilën ju drejtua adoleshenti Macronit.
Presidenti nuk e anashkaloi këtë episod, por përfitoi nga rasti për t’i dhënë një mësim: “Jo, jo, nuk mund të flasësh kështu. Unë jam zoti President. Këtu je në një ceremoni zyrtare dhe duhet të sillesh mirë.
Mund të bësh si budalla sa të duash, por sot kemi Marsejezën, Këngën e Partizanëve, kështu që më thirr “Zoti President” ose “Zotëri”. Dakord? Kështu pra. Ndiq radhën e gjërave.
Nëse kërkon të nisësh një revolucion, duhet të studiosh në fillim që të marrësh diplomë dhe të jesh në gjendje të ushqehesh vetë”.