Rusi 2018

Humbi ndaj Kroacisë, lojtarët e Argjentinës kërkojnë shkarkimin e trajnerit

11:57 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Argjentina u mund ditën e djeshme 0-3 nga Kroacia, duke bërë që të rrezikojë botërorin “Rusi 2018”. Skuadra amerikanio-latine mund të mos avancojë më tej edhe pse në ekip ka një yll si Leo Messi, që nuk arrin të realizojë në kombëtaren e tij. Humbja e djeshme ndaj Kroacisë ka bërë që edhe vetë lojtarët të drejtojnë gushtin nga trajnerin Jorge Sampaoli, pasi loja e ekipit lë shumë për të dëshiruar dhe vetë futbollistët janë të çoroditur në fushë.




Ndërkohë, pas humbjes ndaj Kroacisë vijnë akuzat e para edhe pse ekipi i ka shanset për kualifikim dhe duhet të rikuperojë energji për ndeshjen e tretë ndaj Nigerisë (do të luajë sot ndaj Islandës). Por në këtë takim ndaj ekipit afrikan në stolin e Argjentinës mund të jetë një trajner tjetër, pasi mediat ruse bëjnë me dije se 23 lojtarët kanë kërkkuar shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Jorge Sampaoli. Në vendin e tij në ndeshjen ndaj Nigerisë mund të jetë Jorge Burruchaga, kampion bote në vitin 1986.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.