Rusi 2018

Mesi me statistika të frikshme, pasoi më pak se portieri

12:25 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me humbjen e djeshme, Argjentina është me një këmbë jashtë Botërorit. Kritikat më të shumta kanë shkuar në adresë të Mesit, pasi ky i fundit nuk arriti të merrte për dore ekipin dhe ta udhëhiqte drejt fitores. Ai zhvilloi një ndeshje të dobët dhe statistikat nuk janë në krahun e tij. Mesi dha vetëm 31 pasime, madje më pak edhe se portieri Kabalero, i cili pasoi plot 36 herë.




Edhe Merkado (49 pasime), Otamendi (72 pasime) dhe Taliafigo (84 pasime) ishin para tij.

Kapiteni Argjentinës goditi 1 herë drejt portës dhe u përpoq të driblonte 9 herë. Leo përshkroi 7.6 kilometra, ndërkohë që mesatarja e ekipit ishte 9. 84% të kilometrave Mesi i ka bërë vetëm duke ecur, sepse ai realizoi vetëm 29 vrapime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.