Rusi 2018

VIDEO/ Zvicër – Serbi edhe në Presidencë, 99 vjeçari pranon ftesën e Metës

21:13 - 22.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë e vlefshme për botërorin që po mbahet në Rusi, u ndoq edhe në ambientet e Presidencës shqiptare.




Oborri para godinës se Presidencës u kthye në një ministadium, në ndjekje të 4 shqiptarëve që luajnë për ngjyrat helvete.

Ftesën e Presidentit Meta për të parë këtë ndeshje e pranoi edhe gjenerali Rrahman Parllaku, sot në moshën 99 vjeçare.

Ndërsa në krah të Metës janë gruaja dhe djali i emblemës së futbollit shqiptar Panajot Pano.

Të ftuar të tjerë janë Faruk Sejdin,  ish futbollist, trajner, Ilias Çeço, ish futbollist, Ardit Gjebrea, Bejkush Birçe – ish futbollist, trajner, Fiqiri Kllari, Konsulli i Bosnjës (ne krah te Presidentit).

Po ashtu Isa Tare – ish atlet / drejtues, Rebeka Pano / gruaja e Panajot Panos, Kreshnik Tartari – Volejboll

Genc Tomorri – trajner, Ledio Pano – ish futbollist / trajner (Djali i Panajot Panos), Ekrem Bardha nga diaspora e shqiptareve ne SHBA, Vasil Bici – ish futbollist / trajner, Agustin Kola – ish futbollist trajner, gazetarë, intelektualë, të rinj të shoqatës së minifutbollit, përfaqësues të ambasadës së Zvicrës etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.