Ajo është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare, e cila u bë e famshme me hitin në bashkëpunim me Cozman, “Fenix”. Tuna Sejdiu prej më shumë se një viti është larguar nga muzika, pas lindjes së djalit të saj, Tian. Por, prej disa kohësh nëpërmjet postimeve në “Instagram”, ajo po përgatit projekte të reja muzikore për t’ju rikthyer muzikës. Dhe sapo postoi së fundmi një foto ku tregon se ajo po punon për një këngë të re me këngëtarin Seven Saraçi.
Tuna ka publikuar në “Instastory” disa foto me Sevenin ku duket sikur po punojnë në studio për një bashkëpunim. Gjithashtu, në një nga fotot duket edhe producenti i njohur Lirian Kaçi, duke na shtuar akoma më shumë dyshimet. Jemi duke pritur hitin e radhës, me siguri që do të jetë i suksesshëm.