Rusi 2018

Alarm për zjarr në hotelin ku qëndrojnë lojtarët e Suedisë, mediat angleze e kthejnë në ironi

10:57 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollistët e Suedisë janë zgjuar të alarmuar mëngjesin e sotëm, pasi në hotelin ku ata ndodheshin u aktivizua alarmi për zjarr.




Të hutuar dhe përgjumesh, ata u mblodhën në hollin e hotelit “Lotte”, teksa më pas rezultoi se nuk kishte asgjë serioze dhe futbollistët u lejuan të ktheheshin në dhomat e  tyre.

Një situatë e tillë, ka shkaktuar mjaft komente dhe ironinë mediat angleze, për kundërshtarin e tyre në ndeshjen e sotme.

“Ata nuk ishin të lumtur dhe për ta ishte surprizë situata, pasi supozohej se duhej të bënin gjumin e bukurisë përpara ndeshjes më të rëndësishme në jetën e tyre”, shkruan “Daily Mail”.

Yjet e Kupës së Botës kanë një program të rreptë diete, stërvitjeje dhe pushimi të inkorporuar me oraret e gjumit para ndeshjes së madhe.

Prandaj një incident i tillë, ndikon në performancën e tyre. Por, për Anglinë mund të kthehet në favor.

“Ata do t’i bëjnë një nder Anglisë, duke u eliminuar, pikërisht se janë pak të lodhur”, vijon të thuhet në artikullin e “Daily Mail”.

Skuadra si edhe tifozët anglez janë zemëruar edhe më shumë, pasi Suedia po qëndronte në një hotel me 5 yje, teksa Anglia në një më modest me 4 yje, duke bërë që mes tyre rivaliteti të nis pa dalë ende në fushë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.