Rusi 2018

Statistikat e Suedi-Angli, “mbretëron” barazimi

14:34 - 07.07.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suedia do të përballet sot me Anglinë, në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakë. Më poshtë do t’iu sjellim disa statistika nga duelet mes tyre.




* Ndeshja e sotme do jetë përballja numër 25 mes Suedisë dhe Anglisë: britanikët kanë fituar në tetë raste, Suedia në shtatë. Nëntë sfida kanë përfunduar në barazim.

* Dy ndeshjet precedente në Kupën e Botës mes dy skuadrave kanë përfunduar në barazim: 1-1 në 2002-shin dhe 2-2 në 2006-ën (të dyja në fazën e grupeve).

* Suedia do luajë për herë të pestë në fazën çerekfinale të Botërorit: ka kaluar në gjysmëfinale në tre nga katër rastet (1938, 1958 e 1994), duke humbur vetëm në 1934-ën kundër Gjermanisë.

* Ndërsa “Tre Luanët” kanë arritur çerekfinalet e Botërorit për herë të katërt nga 2006-a, kur më pas u mposht me penallti kundër Portugalisë. Nuk shkojnë përtej kësaj faze nga 1990-a, kur fituan 3-2 me Kamerunin.

* 11 nga 14 golat e Suedisë në Botërorë janë shënuar në pjesën e dytë, përfshi pesë nga gjashtë të realizuar në këtë edicion.

* Asnjë lojtar anglez nuk ka shënuar më shumë gola se Herri Kejn (6, për më tepër nga gjashtë goditje në portë, përfshi 3 penallti) në një edicion të vetëm të Kupës së Botës. Edhe Geri Lineker realizoi 6 në 1986- ën, kur fitoi “Topin e Artë”.

* Robin Olsen, portieri i verdhebluve, e ka mbajtur tri herë (nga katër ndeshje) portën e paprekur në këtë Botëror: asnjë portier suedez nuk ka arritur të bëjë më mirë në fazën finale të një Kupe Bote.

* Sulmuesi suedez Markus Berg ka tentuar 13 goditje pa shënuar asnjë gol: maksimumi për një lojtar pa gol në këtë turne.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.