Nicolas Burdisso ka zbuluar se ka patur një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes me Lionel Messin teksa luante për Argjentinën.
37-vjeçari ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A tek Inter, Roma, Genoa dhe Torino, por aktualisht është një lojtar i lirë. Dhe që pas vitit 2011 ai nuk është grumbulluar më te Kombëtarja argjentinase.
“Patëm një konfrontim fizik në dhomën e zhveshjes,” shprehet Burdisso për “Telefe” në Argjentinë.
“Nuk besoj se kam qenë i vetmi që i kam bërtitur, por këto gjëra ndodhin në dhomën e zhveshjes. Por e pranoj se atë moment e kemi tepruar.
Kishim filluar debatin që në fushë, teksa ai donte topin dhe unë nuk arrita t’ia jap. Ai u acarua, po ashtu edhe unë. U futëm në dhomën e zhveshjes kur e pashë se po afrohej, unë e prita. Ata duhet të na ndanin. Janë gjëra që ndodhin, të dy kemi personalitet të fortë”, pranon Burdisso.
qdo te thote,tatutazhi ne krah? sepse komplet krahun ,e keni te tatozhuar!mos do te thote,se sa me shum tatutazh te kesh,aq me shum probleme ke bere? eshte ky vetem nje supozim! Por ne se eshte keshtu,me krahun komplet te tatuzhuar,atehere,transparenca Juaj,qe keni ne krah,te sjell ne burg!