Kronikë

EMRI/ Trafikonte drogë me avion, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

19:26 - 24.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik ndërkobëtar të lëndëve narkotike.




I arrestuari është identifikuar si Feim Lamaj, banues në krahinën e Forlì-Cesena, ndaj të cilit Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar një urdhër arresti.

Gjatë operacionit të koduar “Fluturimi i lirë”, policia identifikoi 34-vjeçarin Lamaj si dhe një 23 vjeçar shqiptar.

Pas verifikimeve të ndevojshme, policia italiane bëri të mundur arrestimin e 34-vjeçarit shqiptar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, dy detektorë GPS, dy telefona celularë, një fletore, shumën prej 1,660.00 euro, një pasaportë dhe një dokument autentik të identitetit që mban të njëjtin emër dhe një emër të ndryshëm, që është përdorur nga Lamaj për të shmangur kontrollet e forcave të policisë.

Nga hetimet e mëhershme të publikuara më 4 maj 2018, u zbulua se Lamaj bashkë me disa shqiptarë të tjerë kishin kryer trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Gjatë një operacioni të zhvilluar në gusht 2015, u sekuestruan 228 kg drogë e llojit marijuanë.  Lamaj së bashku me disa shqiptarë të tjerë si dhe me familjen Ahmetaj kishin zhvilluar biznesin e drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas mediave italiane, mësohet se grupi trafikonte drogën me avionë të vegjël drejt Italisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.