Kronikë

Zbardhet vrasja e 56-vjeçarit në Korçë, policia arreston tre persona

20:18 - 24.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen se dhunuan për vdekje 56-vjeçarin Nevruz Fiqi.




Sipas policisë, është arrestuar 56-vjeçari Arben Nazif dhe dy nipërit e tij: Emiljano Nazif dhe Edison Nazif, tw dy 30 vjeç dhe banues në Korçë.

Policia sqaron se, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore, shtuan të njëjtat burime.

Mbi tre të arrestuarit rëndon akuza “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2018, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasve:

  • Arben Nazif, 56 vjeç,
  • Emiljano Nazif, 30 vjeç
  • Edison Nazif, 30 vjeç, të tre banues në Korçë (xhaxhai dhe dy nipërit e tij).

Ndalimi i tyre u bë pasi më datë 23.08.2018, rreth orës 16:00, këta shtetas në bashkëpunim midis tyre pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr 8, kanë plagosur rëndë me grushta e shkelma shtetasin N.F, 56 vjeç, banues në Korçë, i cili si pasojë e kësaj dhune fizike dyshohet se ka gjetur vdekjen gjatë natës në banesën e tij.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje dhe priten konkluzionet përfundimtare të ekspertizës mjeko-ligjore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 88/2 e 25 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.