LIFE STYLE

Prit pak, kafja na jep dhimbje therëse në gjoks?

09:48 - 27.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumë femra përjetojnë dhimbje të tmerrshme në gjoks dhe mendimi i parë që të vjen ndërmend është kanceri i gjirit. Por sipas mjekëve, kanceri i gjirit nuk shkakton asnjë dhimbje (ç’ka është e frikshme). Mirëpo çfarë e shkakton dhimbjen në gjoks?




Je gjatë periodave

Një ndër dhimbjet më të shpeshta të gjoksit vjen kur je gjatë periodave si pasojë e ndryshimit të hormoneve. Specifikisht gjatë ovulimit, niveli i hormoneve rritet. Mirëpo lajmi i mirë është se me përfundimin e periodave, edhe dhimbja shuhet. Sipas mjekëve, nëse kombinoni pilulat që konsumoni për të parandaluar shtatzëninë, do të keni më pak dhimbje pasi mban nivelin e estrogjenit në mënyrë konstante.

I je futur me kokë palestrës

Në momentin që nisni palestrën, menjëherë fillojnë edhe dhimbjet e para. Një ndër to është edhe dhimbja në gjoks, si pasojë e tërheqjes së muskujve.

Kontrollo numrin e recipetave

Është fakt se vajzat nuk i marrin asnjëherë recipetat në madhësinë e duhur ose kanë shumë vite që nuk i ndryshojnë. Nëse recipetat janë shumë të vogla dhe ngushta, atëherë do të nisin dhimbjet e para.

Gjoksi juaj është i ndjeshëm ndaj kafes

Mjekët shprehen se kafja mund të ndikojë shumë në dhimbjet e gjoksit . Dhimbja ose enjtja e gjoksit mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i tepërt i kafes dhe çokollatës. Sipas mjekëve,  gjoksi është i ndjeshëm ndaj kafesë për shkak të kanaleve të vogla në këtë zonë, që në disa raste mund të rriten nga stimulantë si kafeina apo
çokollata.

Kistet

Në brendësi të gjoksit mund të formohen kiste të vogla, qeska të mbushura me ujë të shkaktuara nga gjëndra të ënjtura, të cilat provokojnë dhimbje. Nëse janë shumë të vogla nuk shkaktojnë ndonjë bezdisje të tillë sa për të shkuar te mjeku, por kur bëhen të mëdha dhe t’ju dhembin shumë, është mirë që t’i drejtoheni menjëherë specialistit për largimin e mundshëm të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.