E dinte prej kohësh vendin dhe kodin e kasafortës së kushëririt të tij. 22-vjeçari Mariglen Lari është vënë në pranga nga policia e Lezhës.
Ai dyshohet se ka vjedhur kasafortën e lokalit të kushëririt të tij në Shëngjin. I riu ka arritur të marrë nga kasaforta një shumë të konsiderueshme: 7.265 Euro, 120 Paund dhe 45.300 Lekë ( të reja).
Pasi i ka marrë pa rënë në sy, Mariglen Lari i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për t’i fshehur. Efektivët e policisë kanë mundur të gjejnë shumën e madhe të vjedhur nga kasaforta.
Shfaq Komentet (0)