30-vjeçari Arjan Ferracaku, që u ekzekutua në rrethana ende misterioze në Shkodër, është baba i dy fëmijëve të mitur.
Trupi i pajetë u gjet në zonën e Livadhes në Shkodër. 600 metra larg, në vendin e quajtur Bregu i Ranës pranë liqenit, policia gjeti një automjet të djegur.
Policia ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen, ndërsa rezulton se Arjan Ferracaku nuk ka pasur probleme me drejtësinë me herët.
LEXO EDHE: Emri/ Ekzekutohet biznesmeni në Shkodër… Detajet e krimit
Mësohet se ai është pronar i dy lokaleve në Velipojë. Po ashtu nga një kërkim në rrjetet sociale del se 30-vjeçari ka pasur miqësi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Harandiaj.
Në një foto të postuar kohët e fundit, në një prej bizneseve të tij ai është me Daut Haradinaj, deputet i AAK-së dhe vëllain i kryeministrit Kosovar.