Kronikë

Ndryshon masa e sigurisë për ish-drejtorin e ARRSH-së, rikthehet në burg Dashamir Xhika

19:36 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.  Më herët, nën akuzat për korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe shpërdorim detyre ai u dënua  me arrest shtëpie, por një vendim i Gjykatë së Apelit për Krimet e Rënda ka bërë që masa e sigurisë të ndryshojë nga arrest shtëpie në arrest me burg.




Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 26 qershor, vendim që u mor në fshehtësi. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika, dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin një të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë dollarë.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në shtëpi”, në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar).

Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.