BOTA

Autobusi del nga rruga, vdesin 55 persona

20:38 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 55 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën kur një autobus doli nga rruga dhe ra në greminë në shtetin jugor të Telanganit në Indi, raportojnë autoritetet lokale.




Autobusi kthehej nga një tempull hindu dhe  brenda tij gjendeshin 94 pelegrinë. Mjeti doli nga rruga rreth 150 kilometra nga Hyderabad, kryeqyteti i krahinës.

“Më shumë se gjysma e viktimave ishin gra, dhe të paktën tre fëmijë u vranë”, tha një zyrtar lokal.

Ai shtoi se për arsye ende të panjohura deri tani, shoferi humbi kontrollin dhe automjeti i mbingarkuar përfundoi në thellësinë e greminës.

“Shumica e të lënduarve janë në gjendje të rëndë”, shtoi ai.

Autobusi  kishte kapacitet për transportin e vetëm 52 personave, por transportonte 94, së bashku me shoferin. Mediat vendase njoftuan se mjeti mund të ketë pasur probleme me sistemin e frenimit,  por autoritetet vënë në dukje se është shumë herët për të nxjerrë përfundime pasi hetimi i aksidentit  është në zhvillim e sipër.

Qeveria e shtetit të Telanganit njoftoi se të afërmit e viktimave do të kompensohen me shumën prej 500,000 rubla (rreth 6,000 euro). India ka një nga rrjetet më të këqija të rrugëve në botë. Vetëm në vitin 2016, 150,000 njerëz u vranë në aksidente rrugore.

Në fund të korrikut, 33 persona vdiqën në një aksident me autobus në Maharashtra dhe disa javë më parë një tjetër autobus ra në një shkëmb Himalayan, duke vrarë 48 pasagjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.