AKTUALITET

Porositën vrasjen e Artan Cukut, shtyhet seanca për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin

14:16 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të pandehur për porositjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku, është shtyrë seanca për Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin.




Kjo pasi nga seanca paraprake rezultoi se, drejtoria e Policisë Berat e Fier nuk kanë kryer njoftim e tyre për seancën gjyqësore.

Kështu, sipas gjykatës këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë arrestuar apo jo dy personat e shpallur në kërkim.

Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kreut të policisë, Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia Berat e Fier për të dy të shpallurit në kërkim.

Nga sa mësohet, seanca e radhës do të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë me një shkrese kthim-përgjigje policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.

Dy personat po gjykohen në mungesë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.