BOTA

Helmimi i Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Putin: Personat e dyshuar janë qytetarë, jo kriminelë

10:04 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy personat e dyshuar për helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij janë qytetarë dhe jo kriminelë.




Kështu është shprehur presidenti Vladimir Putin, i cili shtoi se qeveria e tij kishte gjetur personat dhe shpreson që ata do të tregojnë versionin e tyre të ngjarjes.

“Ne e dimë se kush janë ata, ne i kemi gjetur. Unë shpresoj se ata do të kthehen vetë dhe do të tregojnë gjithçka, kjo do të ishte më e mira për të gjithë. Nuk ka asgjë të veçantë atje, asgjë kriminale, unë ju siguroj për këtë gjë. Do ta shikojmë atë pikërisht në një të ardhme të afërt”, shtoi ai.

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar kanë deklaruar se dy të dyshuarit Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, mendohet të jenë oficerë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Julia, 33 vjeç, u helmuan në Britani në muajin mars.

Scotland Yard dhe Shërbimi i Prokurorisë së Mbretërisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se ka prova të mjaftueshme për të fajësuar personat, të cilët janë kuptuar se kanë udhëtuar në Britani të Madhe nga Moska më 2 mars me pasaporta ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.