Ish-drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit është ndaluar nga policia me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe falsifikimi i dokumenteve në bashkëpunim.
Gjithashtu, policia ka ndaluar si të dyshuar edhe juristin e Spitalit Rajonal Berat, Alfred Lulaj, mbi të cilin rëndojnë të nënjta akuza.
Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotike) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.
Ndërkohë, polica po heton për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie si dhe për zbardhjen plotësisht se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.
Shfaq Komentet (0)