Kronikë

EMRI+VIDEO/ Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset për vdekje këmbësori

21:29 - 23.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në askin Shkodër-Vau i dejës nga ku burime për “Gazetën Shqiptare” bëjnë me dije se viktima është Mirjan Kaceli.




Po të njëjtat burime, bëjnë me dije paraprakisht, se një automjet tip Benz ka përplasur viktimën që po ecte në këmbë.

Kjo ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të viktimës, ndërkohë që policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Nga pamjet, duket pjesa e përparme e automjetit e shkatërruar.

Sipas dyshimeve të para të policisë, shkak i aksidentit, mësohet se ka qenë shpejtësia e automjetit tip Benz, drejtuesi i të cilit është arrestuar


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.