Luana Vjollca është një nga moderatorët më të suksesshme të ekranit. Përveç talentit ajo ka bërë për vete shumë fansa me format e saj thuajse perfekte. Që në fillimet e saj është aluduar se ajo ka kryer ndërhyrje në trupin e saj, por ajo e ka mohuar këtë gjë sa herë është pyetur nëpër intervista.
Nuk e mohojmë dot faktin se ajo është e bukur dhe format e saj janë bombastike por duket se në foton e saj të fundit i ka rrëshqitur dora paksa me fotoshopin. Le të kujtojmë se së shpejti ajo do t’i rikthehet në ekran me emisionin e saj ‘Shiko kush luan’.
Shfaq Komentet (0)