Kryesore

Nishani: Me krimin të përballemi ashpër! Padia e Panuccit…

18:04 - 28.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përballje më të ashpër dhe të përshkallëzuar ndaj krimit që të veshur me pushtet. Këtë kërkon ish Presidentit i Republikës, Bujar Nishani nga Studio e emisionit “Politika Online” të gazetarit Harbi Aliaj.




Sot situata kur unë them që kupa është derdhur, të jesh civil dhe të jesh europian nuk përjashtohet të jesh i vendosur në përballjen me krimin. Krimi nuk ka dinjitet, krimi nuk ka kufij, Krimi nuk ka kode dhe për me tëpër kur krimi është i veshur me uniformat e pushtetit atëherë padyshim që këmbëngulja, dinamika, nervi duhet të jetë edhe më i madh çdo ditë e më shumë”.

Teksa e konsideron të paralizuar organin e prokurorisë dhe të dështuar punën e Arta Markut përmend këto arsye:

Procesi i zgjedhjes së kryeprokurores ishte një proces anti-kushtetues. I denoncuar, zhgënjyes dhe i pabesushëm në pjesën më të madhe të opinionit publik. Në këtë rezultat do të jetë një paralizë institucionale nga ana e institucionit të Prokurorisë së shtetit shqiptar, për fatin e keq

Duke siguruar përballje gjyqësorë me trajnerin e Kombëtares shqiptare Christian Panucci, ndaj pretendimit për fyerje të Nishanit, ish presidenti është në pritje të njohjes me padinë e kundërshtarit.

Unë nuk e kam parë ende, po pres që të mbërrijë padia. E morra vesh përmes mediave

Keni gjetur avokat?

Unë do të respektojë procesin, unë do të respektoj sistemin. Është një opinion i imi i ndarë në një faqe personale komunikimi në rrjetin social me miqtë e mi. Personi në fjalë është një person, i cili po të kërkoni në internet do të shikoni që fjalori dhe adresimet e tij publike janë tmerrësisht fyese

“Politika Online” nisi sezonin e dytë këtë të premte në transmetimet e përjavshëm në Balkan Web dhe Gazetën Shqiptare nën drejtimin e gazetarit, Harbi Aliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.