Kryesore

Më keq se sot nuk e kisha parë Xhisielen

14:56 - 30.09.18 Artan Hoxha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dje, pasdite kam folur përsëri, me Xhisielën, vajzën 25-vjeçare e cila vazhdon të masakrohet barbarisht çdo ditë, çdo orë, çdo minutë.




Dje, ishte më shqetësuar se asnjëherë tjetër gjate këtyre 10 javëve. Si t’ia bëj? – tha. Çfarë duhet të bëj për të shpëtuar nga ky tmerr që nuk ka fund?!

Si mund tu them njerëzve të këtij vendi se çfarë po vuaj, çfarë po përjetoj? Unë thjesht kërkoj drejtësi për atë që ka ndodhur dhe qetësi për familjen time. Si mund tu them, boll luajtët duke përdorur emrin dhe fatkeqësinë time si flamur beteje herë ngjyre blu dhe herëtë kuq. Si tu them, boll me këtë histeri hipokrizie”.

Kam folur me të çdo ditë që nga momenti kur historia e saj u kthye në një sport kombëtar për të përfituar kush të mundet.

Janë sulur si një lukuni çakejsh dhe hienash, që ushqehen me kërma, me vetëm një qellim të mos dalin pa përfituar diçka nga kjo tragjedi. Duan patjetër ta lidhin historinë e saj me politikën.

Kam parë kryeministra dhe ish-kryeministra, presidentë, ish-presidentë dhe gra presidentesh, kryetar partish në pushtet dhe kryetar partish në opozitë, shoqëri militantësh, shoqëri civile, shoqëri facebook-u, e shoqëri ish-policesh azilante, gra të angazhuara djathtas dhe të angazhuara majtas, të gjithë pa përjashtim, po aludojnë e qajnë me lot krokodili.

Kur vajza është aty, dëshmi e gjalle! Nuk ja ka mbathur! Nuk shkon askush ta pyes si ndihet! Si e përjeton tërë këtë zhurme, gjithë këto akuza e kundër- akuza! Do të flasë por nuk e dëgjon kush.

Sepse askush nuk do me ta dëgjoje, secili ka tashme atë që i duhet për të folur si ti doje qejfi. Ia ka mbathur nga sytë këmbët oficeri i policisë gjyqësore që duhej ta mbronte, që duhej t’i ofronte siguri për jetën dhe familjen.

Oficeri që në vend të hetonte ngjarjen dhe denoncimin e vajzës, bëri të kundërtën.  Ai njoftoi fillimisht të afërmit e autorit dhe i ftoi ata për një kafe “pune” në një lokal ne kryeqytet, dhe pasi nuk e kapi “pazarin” me ta, i nisi një nga ato anonimet qytetarit dixhital.

Që aty historia mori tjetër rrjedhe.  Supermakina e trillimeve për shantazh politik e kishte gati skemën.

Publikon historinë ne facebook-un e “gjyshit dixhital”, i cili e di vetë si e rregullon historinë shton fakte për përfitime politike. Oficeri që duhej të mbronte viktimën nga horrllëku dhe maskarallëku i djalit të deputetit, dekonspiron hetimin dhe nis të trilloje një histori ku nga mbrojtësi i viktimës kalon vet në rolin e viktimës.

Ja ku qepet me se miri një histori fantastike për të përfituar azil por dhe kredo politike. U planifikua arratisja spektakolare duke çarë kufirin me Kosovës kaçakëshe nëpër pyll. Njeriu i ligjit që kishte punuar 6 vite në mbulim dhe studionte në Akademinë e Sigurisë me financimin e taksapaguesve shqiptare, vendosi të zgjidh hallin e tij.

la vajzën të vetme pa mbrojtje atje në fshatin e saj në Zezë, u dërgoi një letër bakalli autoriteteve dhe pa u thare mirë boja, në te njëjtën ditë (14/09/2018) largohet për kësmet.

Gazetarët që duhet të shkojnë te qëmtojnë faktet, te verifikojnë çfarë ka ndodhur, të dëgjojnë dhe intervistojnë, OPGJ-të e arratisur dhe oficeret që janë ende në vend, të pyesin dëshmitarët dhe të shkelin në terren, në Fushë-Krujë, Krujë, Durrës, Nikel e Zeze, mjaftohen me rrëfimet e “betejave të lavdishme” qe u tregojnë vëllezërit polic për agjentet e “paepur” në mbulim, me krimin e organizuar (se ku kane ndodhur këto beteja dhe se kë organizate të madhe kanë goditur këta farëe heronjsh, një zot e di. Ndërkohë, ata bosët e vërtetë të krimit të organizuar, janë duke bredhur të lirë larte e poshtë, janë duke vrarë në Shkodër, Elbasan, Lushnjë e duke zhdukur pa lënë gjurmë më shumë se një duzinë me njerëz në Vlorë) .

Ndërsa Shqipëria zjen prej katër ditësh se “qeveria mbron djalin dhunues të deputetit socialist” dhe një tabor me deputet të saj, opozita ulërin për revolucion dhe përmbysje me dhunë. Një komedi e turpshme politike ndërtuar mbi një tragjedi personale.

Të gjithë, bërtasin, shajnë, ulërijnë, por askujt si bëhet më vone si ndihet Xhisiela, nga përdorimi që i bëri politika historisë se saj. Pse e lanë vetëm që në fillim?

Që ditën e parë kur e kam mësuar ketë histori në fund korrikun e këtij viti jam përpjekur ti vij në ndihme një vajze të traumatizuar, me të cilën po abuzonin të gjithë, që nga policet që duhej ta mbronin e deri atje larte në majë të Olimpit ku rrinë perënditë politike të këtij vendi.

Me keq se sot nuk e kisha parë Xhisielen. Dhimbja e Xhisieles sa vjen e shtohet.

Ndërsa turma amorfe militantësh politik i qajnë hallin policit që sapo rroku në duar si një trofe të çmuar tragjedinë e vajzës, nxitoi ta shiste te hienat politike për të përfituar si azilant politik.

Rama, Basha, Monika, Saliu, soj dhe sorollopi i tyre, që bëjnë sikur u pikon zemra për Xhisielen, që çirren dhe bërtasin kundër njeri-tjetrit, janë duke e përdhunuar prej 30 vitesh këtë popull, nga mëngjesi në mbrëmje, herë me radhë, e herë të gjithë bashkë.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Rama eshte ndryshe o Tano, jo se kam ndonje anesi politike por nuk e shoh si Saliun qe vertet eshte perdhunues i nje populli, apo Luli me ndjenjen e fajsise per vrasjet e vjedhjet si minister nuk mund te behet lider .
    Qe vajza te mos lendohet me, media duhet t’i beje nje blockout gjithe shkrimeve ndaj saj, pra politikanet jane mesuar keshtu se media si nje pushtet i 4 ju jep aksesin te thone c’te duan e te vrasin me fjalen e tyre cdo gje.Kjo eshte e para: thirje gjithe shtypit te shkruar e elektronik te mos pranoje e beje asnje njoftim per vajzen , a bejne dot kete.Jo or jo se nuk dot qeni pa ngrene mut.Po e kapen do thote o une mendova se e kishin vetemmos hanim mut te thate se une po ha te njome. hahahaha

    Përgjigju ↓
  2. Turpin ke kohe qe e ke harruar cfare do te thote o Tan Hoxha. I more interviste Safet Bajrit, qe ta nxirrteveten te pafajshem. Tani nuk ndihesh me ti, se sherbimin e kreve, pagesen e more.
    Radhen e ka Rrahman Rraja. Nje interviste ekskluzive dhe ktij. Vetem mos harro, leshoji fature tatimore, se nuk i dihet vetingut neser.

    Përgjigju ↓