Kronikë

Vrasja për 250 mijë € borxh, arrestohet pas 3 vjetësh

12:40 - 30.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në shtatorin e vitit 2015 qyteti i Mamurrasit u trondit nga një përplasje me armë zjarri mes dy grupeve rivale. Sipas hetimeve të prokurorisë, Enrik Mamli teksa po lëvizte me mjetin e tij, është goditur nga mjeti me të cilin lëvizte Naim Tafa së bashku me Gentjan Elezin dhe Taulant Beberin.




Më pas ata kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Enrik Mamli iu është kundërpërgjigjur me breshëri automatiku në drejtim të mjetit të tyre, dhe për pasojë mbeti i vdekur Naim Tafa, si dhe u plagosën 4 persona të tjerë mes tyre dhe dy kalimtarë.

Nga ngjarja edhe Gentjan Elezi u plagos, por nga spitali ai arriti të largohej dhe për tre vite i është fshehur policisë.

35-vjeçari u arrestua të shtunën në qytetin e Laçit gje gjatë kontrollit, atij iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.

Motivi i krimit në vitin 2015
Kushërinjtë Mamli janë nga Zheja, afër me Mamurrasin dhe prej vitesh disa anëtarë të këtyre familjeve mendohet se kishin krijuar “perandorinë” e tyre të prostitucionit. Burimet e policisë thanë se Dorian dhe Enrik Mamli, bashkë me Naim Tafën kontrollonin disa bulevarde në Milano, ku përveç prostitutave të tyre, taksonin edhe ato të të tjerëve. Por me ç’duket, ngjarjet marrin rrjedhën e padëshiruar dhe grupi nis të përçahet.

Naim Tafën e arreston policia italiane. Policia e Kurbinit tha zyrtarisht se Naim Tafa ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe ka dalë nga burgu më datë 8 shtator 2015, ku është kthyer në Rinas si i deportuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.

Enrik Mamli i kishte mbetur borxh 250 mijë euro, nga xhiroja e përbashkët e prostitucionit, para se grupi të përçahej. Që nga burgu, Naim Tafa tentoi disa herë të merrte paratë, duke i çuar lajm Enrik Mamlit, por me ç’duket ai nuk pranonte t’ia kthente. Për të negociuar me Enrikun ai kishte “mandatuar” Dorianin, ndaj në dukje dje ishin vetëm këta dy personazhe dhe emri i Tafës u përmend vetëm si viktimë. Por vetë fakti se nga një breshëri kallashnikovi, viktima e vetme ishte Naim Tafa, tregon për shënjestrim të tij nga Enrik Mamli, duke e eliminuar kështu përgjithmonë njeriun që i “ishte qepur keq”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.