AKTUALITET

Burg për djalin e deputetit socialist

10:09 - 02.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja mbetet në burg. Gjykata e Krujës ka lënë në fuqi masën masë “arrest me burg”, për 24-vjeçarin Rexhep Rraja.




Ai u arrestua të dielën me akuzën e përndjekjes në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut. E gjithë ngjarja u zbulua pas një interviste të dhënë nga një ish-nën komisar policie.

Megjithëse ngjarja ka ndodhur që në korrik, autoritetet u vunë në lëvizje vetëm dy muaj më pas.
Si prova hetimore prokuroria radhit akt-ekspertimin ku duken shenjat e dhunës ndaj vajzës, sikurse shenja të djegies nga cigarja, por edhe përgjimin ambiental mes vajzës dhe Rexhep Rrajës, një përgjim i kryer në ambientet organit të akuzës në datën 29 shtator.

Duke iu referuar tërheqjes nga kallzimi, prokuroria thotë se në dëshminë e parë, ku denoncohet dhuna në komisariatin 3, më pas edhe tek oficeri Emiliano Nuhu, ka përputhje me provat e mbledhura gjatë veprimeve hetimore.

Të tilla janë shenjat në trup, fakti që vajza shfaqet në kamera në hotelin ku ajo tregon se kishte qenë me ish të dashurin, një mesazh i dërguar nga shoqja e saj, për të cilin 25-vjeçarja tregon se ishte bërë shkaku pse ish i dashuri e kishte dhunuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.