Trajneri i përfaqësueses U-17 të Shqipërisë, Xhemal Mustedanagiç në një konferencë për shtyp në ambientet e FSHF-së, ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar të UEFA-s, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 23-29 tetor 2018.
Shqipëria bën pjesë në grupin e 8-të, sëbashku me Azerbaxhanin, Republika Ceke dhe Norvegjinë. Mustedanagiç për këtë turne ka grumbulluar plot 23 futbollistë. Ndërkohë që 8 lojtarë janë nga kampionati shqiptar në listën e Mustedanagiç, ndërsa pjesa tjetër luajnë jashtë Shqipërisë. Pritshmëritë janë të larta për ketë grup, gjithsesi gjithçka mbetet për tu parë gjatë ndeshjeve.
Ndeshjet e kombëtares sonë U-17 që do zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”
23 tetor ora 14:00 R.Ceke vs Shqipëri
26 tetor ora 14:00 Norvegji vs Shqipëri
29 tetor ora 14:00 Shqipëri vs Azerbaxhan