Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Opinion”, ka folu në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për mbylljen e basteve sportive në fund të këtij viti.
Basha shprehet se kjo gjë do të bëj që pikat e basteve të monopolizohen dhe të jenë tërësisht në dorë të vëllait të kryeministrit Olsi Rama dhe kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Kryedemokrati thekson se njerëzit e afërt të Ramës që kanë veprimtarinë e tyre në pikat e basteve apo të lojërave të fatit i kanë shitur aksionet pasi janë vënë më herët në dijeni nga eksponentë të qeverisë.
“A deklaroi 4 vite më parë fundin e marrëzisë? Sa ishin atëhere me statistika. Ishin 840. Sa janë tani? 4200. Kush janë aksionerët kryesorë? njerëzit e lidhur me pushtetin. E keni parë ligjin? Po jepet monopoli një kompanie online që qartësisht është në duart e Edi Ramës, të Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos. Vërtetimin për këtë ne e kemi treguar si opozitë.
Personat e lidhur me këtë koncension dhe kontratë, zinxhiri i personave të çon tek personat e lidhur me kryeministrin. E njëjta gjë që ndodhi 5 vjet përpara me atë personin që u vra tek Tirana e re, po ndodh sot.
Një ndër aksionerët kryesorë të Apex, njeri shumë i afërt i Edi Ramës ka shitur 4 muaj më parë aksionet e Apex-it austriakëve. Pse them i afërt i Edi Ramës? Çuditërisht ky njeri po merr lejen e ndërtimit tek sahati dhe poi a marr ish mikut të Edi Ramës, Ilir Matës, dhe ka marrë dy kulla në qendër të bllokut.”