I ftuar në emisionin “Dritare” në News24, gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi përgjatë diskutimit se shumica e të burgosurve marrin një ditë leje, por ata janë vrasës me pagesë dhe persona me precedent të theksuar penalë.
“Por ka dhe kriminelë të cilët vrasjet i kryejnë brenda vendit, por në sistemin TIMS rezultojnë të jenë jashtë vendit,” tha Zhabina.
Zhabina më herët u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai tha se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, por sipas tij, ende nuk është i qartë implikimi i kreut të Bashki së Durrësit, Vangjush Dako në veprimtari të paligjshme.
“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.