LIFE STYLE

Ja pse bebet buzëqeshin

17:00 - 05.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë i shohim bebet që qeshin e gëzojnë shumë. Teksa i shohim bëjmë pyetjen se përse ata qeshin?




Nga revista shkencore “Plos One” një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë dyshimin më të madh të prindërve.

Kur bebet qeshin e bëjnë atë me një qëllim dhe ai është të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur mimika dhe veprime të lezetshme.

Gjithashtu studiuesit e universitetit të San Diego-s, SHBA, programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si bebe dhe u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh.

Nga regjistrimi u vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin duke qeshur sa më pak vetë.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.