LIFE STYLE

Letra e vetëvrasjes së Bodlerit, shitet në ankand për 234 mijë euro

10:29 - 05.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për 234 000 euro, kaq është shitur në ankand një letër e poetit e francez të shekullit XIX, Charles Baudelaire, ku njoftonte se do vriste veten.




Letra daton më datë 30 qershor 1845 dhe ishte për të dashurën e tij, Zhin Dyval. Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë, por mbijetoi. Faqja e ankandit tha se letra iu shit një blerësi privat me trefishin e çmimit të parashikuar.

“Në kohën që do ta kesh marrë këtë letër, unë do të kem vdekur. Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe as të zgjimit përsëri”, – shkruante Bodler.

Shkrimtari, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda. Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë një vëllim që krijoi reputacionin e tij, Les Fleurs du Mal (Lulja e keqe).

Veprat e tij ndikuan në brezat e poetëve francezë. Ai vdiq nga sifilizi në 1867.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.