Kronikë

Sherr në Shkodër, 33-vjeçari nxjerr pistoletën dhe qëllon…

10:03 - 19.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi gjatë një konflikti njëri prej tyre ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar në ajër.




Pas sinjalizimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe arrestuar Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe dhe Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe.

Mësohet se sherri ka nisur mes Enton Dushaj dhe Eduard Bajramaj, por teksa largohej nga vendi i ngjarjes Dushaj ka qëlluar me pistoletë në ajër.

Bëhet me dije se Ardit Bajramaj, Kristian Shkambi janë arrestuar vetëm për akuzën e “Moskallzim krimi”

Policia vijo kërkimet pë gjetjen e armës me të cilën qëlloi Dushaj , teksa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin  e një  konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë .

Falë reagimit të shpejtë të policisë  u arrestuan  në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim  me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal,  shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj. Shtetasi Enton Dushaj, në largim e sipër ka  qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre).

Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.