SPORT

Norvegjezi shpallet kampion bote në shah

20:14 - 28.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shahisti, Magnus Carlsen është kampioni i ri i Botës. Norvegjezi mposhti në finalen e madhe rivalin nga SHBA, Fabiano Caruana duke mbrojtur në këtë mënyrë titullin e fituar edhe në vitin që sapo lamë pas. Në Londër, epiqendra e Shahut këtë vit, u zhvillua një përballje epike, me Carlsen që triumfoi pas 12 raundeve.




27 vjeçari ka qenë kampion i botës që nga viti 2013 dhe gjithashtu ka mbrojtur me sukses titullin e tij kundër Sergej Karjakinit të Rusisë në 2016 në një garë e cila në mënyrë të ngjashme shkoi drejt shtesave.

Me rezultatin e së mërkurës, Carlsen ka mbushur edhe xhepat. Fenomeni norvegjez ka përfituar rreth 550,000 euro, ndërsa Caruana ka përfituar rreth 100 mijë euro më pak.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.