AKTUALITET

Arrestimi i porositësit të vrasjes së Artan Cukut, reagon Sandër Lleshaj

16:39 - 31.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përshëndetur aksionin për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut.




Në një postim në Twitter ai shkruan se finalizimi i aksionit është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm.

“Finalizimi i aksionit për arrestimin porositësit të vrasjes së Artan Cukut, ish-drejtuesit të Policisë së Vlorës është një sukses dhe mesazh i rëndësishëm. Forcës së Ligjit nuk mund t’i shmanget askush”, shkruan Lleshaj.

Lleshaj gjithashtu paralajmëron se “Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj”.

“Policia e Shtetit do ta intensifikojë në kulm përpjekjen për të vënë përpara drejtësisë të gjithë ata, që e kanë vendin para saj. Partnerët ndërkombëtarë janë në mbështjetje të plotë të vullnetit tonë të palëkundur për drejtësi në Shqipëri”, ka thënë ministri Lleshaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.