LIFE STYLE

Si ta kuptoni, a është mjaft ngrohtë fëmija juaj?

15:53 - 07.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastin e përgatitjes së bebes për dimrin e parë në ditët e ftohta, më se e nevojshme është që të siguroni që bebja të jetë mjaft ngrohtë.




Mirëpo, ekzistojnë mënyrat e drejta dhe të gabuara për këtë, theksojnë ekspertët e kujdesit prindëror.

“Sa është ngrohtë dhe sa ftohtë për beben vlerësojmë duke ia kontrolluar duart a i ka të ftohta, apo këmbët. Në vend të kësaj, vendosni gishtat e dorës nën qafën e bebes”, thotë mjekja Ivon Gustafson, eksperte e kujdesit prindëror.

Nëse qafa e bebes është e ngrohtë dhe e lagësht, kjo do të thotë që bebja është tepër e ngrohtë. Në të kundërtën, nëse është e ftohtë, duhet t’ia shtojmë ngrohtësinë.

Sipas këshillave të ekspertëve, është e nevojshme bebes t’i vishet një shtresë më shumë se sa vishni veten. Shumë prindër shpesh bëjnë gabim, sepse beben e veshin me shumë rroba.

Disa ndër shenjat paralajmëruese mund të jenë duart e ftohta apo të skuqura të bebes, duke përfshirë edhe të dridhurit, zbehjen apo skuqjen e shputave dhe buzët e mavijosura.

Vendosja edhe e një batanije sipër ulëseve të veturës nuk është ide e keqe, gjithnjë derisa të mos rrezikojë qarkullimin e ajrit, thotë Gustafson.

Gjithashtu, rekomandohet izolimi i karrocës në mënyrë që të ulni depërtimin e të ftohtit deri te bebja. Këtë mund ta bëni duke vendosur nën bebe një copë stiropori.

Lëkura e bebes është e prirë të pëlcasë dhe të thahet në stinën e dimrit, kështu që rekomandohet lyerja e rregullt me losion apo me kremra hidratimi.

Dalja në ajër të ftohtë me beben nuk duhet shmangur. Madje edhe kur bebja është e ftohur, ajri i ftohtë mund t’i ndihmojnë në zvogëlimin e ënjtjes së mukozës.

Është me rëndësi t’i kushtohet kujdes që rrobat e bebes të jenë të përshtatura kohës, sepse bebja nuk mund të mbajë temperaturën si të rriturit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.