POLITIKË

Rama, thirrje studentëve: Ata që përsërisin vitin s’kanë për të marrë kokërr leku

12:06 - 11.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, duke prezantuar platformën për punësimin e studentëve, u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që kanë bllokuar hyrjet e fakulteteve.




Rama tha se the studentët nuk dali ndot më tek Kryeministria se nuk kanë forcën e numrave dhe tha se nuk kanë asnjë të drejtë të bllokojnë pjesën tjetër që duan mësim.

“Si mund të arrijë puna që një grup njerëzish nuk dalin më te kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë, çeta nuk ka pse të më pengojë, se kërkojnë gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. Dhe i kanë vënë emrin studentë, studentet duan, kështu, ashtu.

Kërkojnë të njëjtën gjë për masterin, nuk bëhet, nuk bëhet, kemi bërë përjashtim për 9 e dhjeta, kaq, masteri nuk është detyrim i shoqërisë për të paguar për ty”, – u shpreh Rama, i cili duke vijuar më tej theksoi se studentët sot kanë humbur edukatën, duke e quajtur një gjendje katastrofe.

“Ata që përsërisin vitin nuk kanë për të marrë kokërr leku, kokërr leku që të jemi të qartë. Dhe në fund, edukata katastrofë, e pabesueshme, sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Shqipëria mund të mos ketë pasur shumë gjëra, por ka pasur kod edukatë edhe në kullat më të izoluara në mes të maleve, në familje që nuk kanë ditur shkrim e këndim, malësorë në fund të botës ose banorë në buzë deti pa dallim kanë pasur një shtëpi një kod edukate. Kur mendon që familja ka hequr bukën nga tavolina, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën”. Ndërsa në fund tha: Ky është rezultat i punës sime si protestues, jo i protestës tuaj, se këtë nuk e kishit fare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.