Trajneri italian Fabio Kapelo ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Tuttosport’ duke folur për disa nga çështjet kryesore të futbollit italian, ku mes të tjerash ka komentuar gjendjen e Interit dhe atë të Juventusit. Ai është i bindur se nën menaxhimin e Suning, Inter mund të jetë rivali kryesor me Juventusin. “Inter i Suning? Ka potencial të madh. Presidenti është një njeri inteligjent me iniciativë dhe karizëm të jashtëzakonshëm. Pas lidhjes me Suning, unë mund t’ju siguroj se Interi do të jetë 100% rivali i Juventusit në vitet e ardhshme, dhe jo vetëm në Itali.
Marota siguron një hap tjetër në cilësi. Ju do të shihni se Interi, ashtu si Juventusi, do të jetë pjesë e elitës evropiane. Juve? Nuk ka sekrete. Ata e ndërtuan ekipin në një mënyrë inteligjente, duke u shqetësuar për përmirësimin çdo herë. Gjithmonë mendojmë se çfarë po bën në Itali, por forcën e vërtetë po e tregon edhe në Europë, duke shkuar në finalen e Championsit. Aty është një ndeshje dhe e fiton ose e humbet, por gjëja e rëndësishme është të arrish deri në fund. Nuk ka konkurrencë në Itali dhe kjo dallohet lehtë”,-u shpreh Kapelo.