POLITIKË

Punësimet partiake, qeveria e quan të pavërtetë denoncimin e Zërit të Amerikës

13:50 - 16.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku ka folur sërish për çështjen e punësimeve “partiake” në Drejtorinë e Burgjeve.




Sipas Gjonajt, investigimi i publikuar nga “Zëri i Amerikës” është i pavërtetë dhe se çdo punësim është bërë në bazë të ligjit dhe mund të verifikohet fare lehtë.

“Zëri i Amerikës në bazë të këtyre indicieve duhet të kërkonte këto dosje dhe t’i verifikonte ato nëse janë bërë në shkelje të të drejtave të atyre që  kanë marrë pjesë në testim. Interesimi i deputetëve nuk ka asnjë lidhje me rezultatin dhe procesin e punësimit të punonjësve të burgjeve. Çdo hap i ndjekur është bërë në bazë të ligjit dhe mund të verifikohet fare lehtë. Rezultatet dhe deri te emërimet sipas rezultateve të arritura janë në një dosje të plotë që mund të verifikohet fare lehtë. Ndaj theksoj se jemi të hapur dhe çdokush mund t’i shoh ato dosje dhe të verifikojë punën e bërë.” vijoi ajo më tej.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.