Në Spanjë po flitet gjithnjë e më shumë për largimin e Marcelos nga Reali i Madridit, me destinacion Torinon. Madje, mediat spanjolle raportojnë se braziliani i ka kërkuar vetë presidentit Florentino Perez që ta lërë të largohet në verë, nëse Juventusi e kërkon.
“Nëse ata bëjnë një ofertë për mua, më lejoni që të shkoj”, u ka thënë Marcelo drejtuesve të Realit.
Në fakt që kur shkoi Ronaldo te bardhezinjtë, u fol se edhe mbrojtësi brazilian do ta ndiqte nga pas, por kjo nuk ndodhi. Tashmë për Marcelon gjërat nuk po shkojnë mirë me Solarin, ndaj ai vetë ka kërkuar që të transferohet te Juventusi, për t’u ribashkuar me Ronaldon.
Shfaq Komentet (0)