LIFE STYLE

Deputetja “çmend” kolegët në Kuvend: Unë jam femër dhe…

22:00 - 07.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ana Paula da Silva, e njohur si Paulinha, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Brazil. Kjo, për shkak të veshjes që ajo ka zgjedhur për të shkuar në Kuvend, teksa u zgjodh për herë të parë si deputete këtë të hënë.




E veshur me një fustan të kuq, da Silva ka ekspozuar më shumë se çduhet gjoksin, çka ka sjellë reagime të ashpra në rrjet. Dikush i shkruante se ajo veshje është e denjë për prostitutat, jo për deputetet.

Një tjetër i shkruante se ishte veshur si për festë. Komentet e kanë acaruar se tepërmi da Silvan, e cila tha se të gjithë ata që e kanë fyer, do të paditen dhe çdo kompensim që do të marrë, do ta përdorë për bamirësi.

“Mendova se njerëzit do të flisnin për ngjyrën e kuqe, por ata vetëm u përqëndruan te gjoksi. Mënyra se si unë vishem është problemi im. Gratë kanë gjinj dhe unë kam gjinj të mëdhenj, gjithmonë kështu kam qenë” , tha da Silva.

Ajo u shpreh se nuk do të ndryshojë për shkak të rolit të saj si deputete.

“Mesazhi është dhënë, gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me këtë.

Ka çështje shumë më të rëndësishme në Kuvend për të diskutuar”, tha ajo, e cila para se të bëhej deputete, ka qenë kryebashkiake e një qyteze.

ana-12 ana-10 ana ana-2 ana-13 ana-4
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.