Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Shkurt 2019

00:00 - 07.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkëpunimi shkakton probleme me kohën, por me siguri do të krijojë një mjedis më të mirë për ju sot. Angazhohuni në diskutime me një mendje të hapur. Bëni kujdes që të mos përdoreni nga të tjerët.

Jeni ngritur në anën e djathtë këtë mëngjes! Është sikur të jesh qëlluar nga një top i mbushur me energji që mund të shkaktojë dëme të pariparueshme, nëse nuk planifikoni me kujdes se ku do të shkoni.

 

Nëse ndiheni sikur nuk po lëvizni me ritmin e duhur, mos u shqetësoni. Energjia në këto momente nuk është në nivelin e duhur, por gjithçka do të normalizohet me kalimin e kohës.

Përdoreni gjuhën për të nxjerrë fjalë të ëmbla nga goja. Bisedoni me njerëzit në një mënyrë që do të kuptoni gjithçka që thuhet. Mos kini frikë të thoni të vërtetën. Zgjedhja është e juaja.

Vetëm për shkak se e dini se nuk mund të zgjidhni plotësisht problemet e dikujt tjetër nuk do të thotë që ju nuk duhet të përpiqeni së paku ta ndihmoni atë. Të dëgjosh problemet e një miku sot është me rëndësi.

Dikush jashtë rrethit tuaj shoqëror po përdor disa mashtrime për t’i bërë njerëzit të përkulen përpara tij. Por, kjo taktikë nuk do të funksionojë dhe ju të dy e dini këtë. Është diçka pozitive që ky person e di se kush jeni ju.

Sentimentalizmi juaj është në një nivel shumë të lartë sot, kështu që do të shihni hijeshi dhe ëmbëlsi edhe atje ku nuk ekziston. Kjo mund të pengojë të shihni realitetin ashtu siç është.

Ju normalisht e dini saktësisht se çfarë doni në jetë, një cilësi që shumë njerëz e admirojnë. Por tani, mendja juaj është e hapur për mundësi të reja, që nuk i kishit menduar më parë.

Imagjinata juaj është gati për frymëzim. Pikëpamja juaj ndaj botës është e sofistikuar, por ju ende keni shumë më tepër për të mësuar se si njerëzit mund të perceptojnë dhe shprehin veten në mënyra të ndryshme.

Nuk ka asgjë të keqe, nëse tregoni krenari herë pas here për sukseset tuaja. Edhe të qënit modest duhet të ketë limite, sepse disa njerëz kanë tendencën për të mos ju dhënë vlerësimin që meritoni.

Në çdo proces vendimmarrës, ju duhet të zgjidhni. Mos kini frikë se duke zgjedhur një rrugë, denigroni të gjithë të tjerët. Sot bëni disa zgjedhje të rëndësishme dhe mos harroni se nuk ekziston një gjë e tillë si “e drejtë” ose “e gabuar” në këtë rast.

Tregoni më kujdes me shpenzimet e çmendura, të cilat mund t’ju lënë pa para në aspektin afatgjatë. Në dashuri tregoni më shumë guxim dhe vendimmarrje. Kjo gjë do të vlerësohet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.