Pritja e ëmbël ka marrë fund… Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë dje prindër për herë të parë.
Moderatorja ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa lajmin e lumtur e ka treguar për herë të parë mamaja e Gjikos, përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku zbuloi dhe gjininë e bebushit.
Ndërkohë, Elita, e cila e mbajti të fshehtë gjininë deri në fund, është tunduar, ndërsa ka postuar portretin dhe njëherësh duke e zbuluar se si ia kanë vënë emrin të voglit.
“Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!” – shkruan Elita krahas fotove ku ka pozuar me të birin e porsalindur dhe Gjikon.
Shfaq Komentet (0)