Show-Bizz

Ndërtues i fuqishëm dhe mik i Ramës/ Kush është bashkëshorti i Alketa Vejsiut

14:15 - 26.02.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga imazhet më të dashura për publikun tonë. Praktikisht Alketa Vejsiu është rritur përpara syve tanë. Prej më shumë se 15 vitesh ka arritur të mbetet një ndër moderatoret më të dashura, me shumë e shumë formate që i janë besuar. Por ndryshon puna kur flasim për jetën e saj private.  Që në shtatorin e largët të vitit 2006, kur Alketa u martua në një dasëm të blinduar, gjithçka dihet për të është lumturia që ka me partnerin dhe tashmë dy fëmijët e tyre. Vetëm një foto e saj qarkullon me bashkëshortin, foto kjo që daton shumë vite më parë.




Megjithatë Gazeta Shqiptare ka mundur të mësojë më shumë rreth identiteti të tij. Ardi Nelaj është biznesmen i njohur në vendin tonë, por pak e dinë që në fakt ai është edhe bashkëshorti i prezantueses simpatike. Në qarqet e biznesit ai njihet si një ndër ndërtuesit më të fuqishëm, por edhe një mik i afërt i kryeministrit Rama. Ardi është nga Vlora dhe prej shumë vitesh drejton biznesin e tij në fushën e ndërtimit.  Prej më shumë se 15 vitesh biznesmeni dhe prezantuesja janë në një lidhje që në 2006 e kurorëzuan në një martesë madhështore. Në atë kohë gjithçka mbeti një enigmë. Alketa preferoi që në ditën më të rëndësishme të jetës së saj, ajo të ishte vetëm me të afërmit dhe miqtë, pa praninë e fotografëfe, apo gazetarëve.

E shumë shpejt pas ceremonisë çifti u bënë prindër të dy fëmijëve, një vajzë dhe një djalë, Nicole dhe Lionel.  Alketa ka refuzuar historikisht ta prezantojë bashkëshortin me publikun, ndërsa në rrjetet sociale fytyrën e tij nuk e ka nxjerrë kurrë. Këtë vendim moderatorja e ka justifikuar duke thënë se familjen e ka shumë të shenjtë për ta ndarë me publikun.“Ne jemi bashkë të lumtur, sepse kemi ditur të mos kufizojmë njëri-tjetrin në gjëra që cenojnë lirinë e zgjedhjeve! Bashkëshorti im ushtron një profesion tjetër jashtë kamerave, unë thjesht e respektoj!”, është shprehu moderatorja e pyetur për marrëdhënien me bashkëshortin. Aktualisht çifti jeton në periferi të Tiranës, në një kompleks vilash, ndër më luksozet në vendin tonë. E duket se me Alketën do të jemi shpesh për të ndarë me të sukseset në skenë, sukseset në bizneset e saj, por jo sukseset e jetës private.

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.