BLUETOOTH

Teuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici

19:02 - 09.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe villain për dhunë.




Rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në mëngjes raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burime brenda Prokurorisë bëjnëme dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se shkoi deri në dhunë fizike, i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë janë edhe për villain e këngëtares Agron Selimi.

Këngëtarja ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate. Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

/GazetaSinjali/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.