POLITIKË

Fituan një vend pune në administratë, Rama takon studentët ekselentë 

12:01 - 12.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me 373 studentët ekselentë fitues të Platformës ‘Punë të Mbarë’. Për shkak të rezultateve në Universitet, ata kanë fituar një vit pune në administratë.




Gjatë fjalës së tij, numri një i Qeverisë, u shpreh se administrata është një nga pikat kyçe të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai deklaroi se kjo reformë në arsim pati si iniciator pikërisht protestën e studentëve.

“Ligji i ri përcakton se për të marrë një vend pune në administratë duhet një eksperiencë e caktuar. Në kushtet tona kjo është një domosdoshmëri që administrata të fillojë të marrë fytyrën e më të mirëve. Ky ligj është i miratuar sipas standardeve të BE. Këtë mësim na e dha protesta e studentëve. Studentët e ekselencës do të punësohen për një vit në administratë. Gjatë këtij viti ata do të kenë mundësi që të njihen akoma më shumë në vendin e punës”, – u shpreh Rama.

Kryeministri nuk hezitoi të thumbonte sërish mediat dhe studentët ngelës, siç i quan ai.

“Në lajme del një student ngelës që del dhe bërtet për pedagogun e korruptuar. Këta 373 të tjerë që kanë mësuar nuk dalin në lajme. Lajm përbën ai ngelësi që bërtet, këta jo”, – deklaroi Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.