BLUETOOTH

Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit “Xhejms Bond”

15:21 - 03.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Xhejms Bond” i ardhshëm pritet të dal në prillin e vitit të ardhshëm. Tashmë janë publikuar edhe skenë gjatë xhirimit të këtij filmi në Norvegji. Deri tani është publikuar skena e fillimit ku një figurë misterioze e maskuar ndjek një vajzë bjonde përmes borës me një armë. Gjithashtu filmi do të xhirohet edhe në Italinë e Jugut, ku do të jetë pjesa e ikjes së fundit të Daniel Craig 007. Por ajo që e bën edhe më interesante për shqiptarët këtë film është pjesëmarrja e një shqiptareje.




Bëhet me dije se Dua Lipa do të këndojë kolonën zanore të filmit të famshëm. Burimet për mediat britanike kanë bërë me dije se kënga do të regjistrohet mes gushtit dhe shtatorit në Sassi di Matera, Itali. Edhe vetë këngëtarja me famë ndërkombëtare ka reaguar për këtë lajm, duke thënë se do të ishte e mrekulluar nëse do të merrte pjesë në filmin e Bond.  “Oh unë do ta bëja me shumë dashuri, është një nder për mua të punoj në një film kaq të jashtëzakonshëm”, tha Dua për Capital FM. Do të duhen edhe disa muaj derisa të kristalizohet e gjithë idea e drejtuesve të filmit për përfshirjen e këngëtares në një ndër filmat më të ndjekur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.