Show-Bizz

Eurosong/ Ja kur performon Jonida Maliqi (Renditja paraprake)

08:58 - 03.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e 16 majit Jonida Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurosong për të përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm muzikor. “Ktheju tokës” do të prezantohet natën e gjysmëfinales së dytë. Ndërkaq uebfaqja Eurovisionworld, ka publikuar se sa janë kuotat e basteve për secili shtet, dhe sa janë shanset e secilit shtet për fitore. Holanda këtë vit konsiderohet të jetë favorite për ta fituar garën e muzikës europiane.




Shancet për të fituar Holanda janë 21%, ndërsa gjithashtu edhe kuota e Holandës për të fituar është më e vogla. Këtë vit Holanda do të përfaqësohet nga Duncan Laurance me këngën “Arcade”. Në vend të dytë qëndron Rusia, e cila përfaqësohet nga këngëtari Sergey Lazarev, me këngën e quajtur “Scream”. Shanset që të fitojë Rusia i ka 13%, me kuota që sillen nga 5.0 deri më 6.0 Ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e 32, me 1% shanse për të fituar dhe me kuota marramendëse. Kuota që Shqipëria të fitojë është nga 50 deri në 201, duke dalluar nga kompania e basteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.