BLUETOOTH

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla sërish bashkë pas skandaleve? Veprimi i fundin nga çifti tregon gjithçka

17:08 - 08.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjolla Morina ka surprizuar ditët e fundit, duke lënë të kuptohet se është rikthyer me Fisnik Sylën.




Biznesmeni nga ana tjetër ka publikuar një video në “InstaStory” ku shihet me këngëtaren në makinë. Ai e ka shoqëruar videon me një ’emoji’ me sy me zemra, duke ngritur pikëpyetje nëse janë ribashkuar apo jo.

Kujtojmë se ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre rreth dy vite më parë, pak muaj pasi u martuan në ishujt Maldive.

Ndarja erdhi me reagime të forta nga dyshja. Ata hodhën akuza të rënda kundrejt njëri-tjetrit.

Fjolla u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, është shprehur se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj .

Pas deklaratave të saj të forta, ofendimeve, akuzave në rrjete sociale ndaj figurave të ndryshme publike, shpesh dhe veprimeve të pakontrolluara, Fjolla është shtruar në spital në mënyrë që të mbahej nën kontroll.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.