LIFE STYLE

Historia me presidentin Kenedi dhe vdekja/ Gati seriali i ri për Marilyn Monroe

15:21 - 04.04.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marilyn Monroe mbetet edhe sot një nga figurat më të dashura për publikun. Jeta dhe karriera e yllit amerikan ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, por edhe të autorëve. Këtë herë një serial për gjashtë muajt e fundit të jetës së saj do të realizohet nga gazetari i BBC, Dan Sefton. Historia e dashurisë me presidentin amerikan John F. Kennedy, ngacmimet seksuale, pushteti, paraja do të jenë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në serialin që pritet të transmetohet së shpejti.




Filmi i cili do të bazohet në librin e Keith Badman “The Last Years of Marilyn Monroe: The Shocking True Story”, do të sjellë edhe problemet e aktores së famshme me veten. Varësia si dhe vetvrasjen e saj. Ndërkaq ende nuk dihet se kush është aktorja që do të luajë ikonën e bukurisë, Marilyn Monroe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.