Horoskopi

Horoskopi i datës 4 Prill 2019

00:00 - 04.04.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mendja juaj është e gatshme për frymëzim. Kjo është një ditë e madhe për t’u stimuluar, qoftë nga njerëz të tjerë, ose nga një situatë interesante. Nëse mundeni, duhet të punoni sot në grupe. Puna në ekip po bëhet gjithmonë e më natyrshme për ju.

Ka një konflikt mes anës suaj më të kujdesshme, konservatore dhe anës tuaj më të egër dhe radikale sot. Të dyja do të luftojnë gjatë gjithë ditës, duke konkurruar për dominimin. Sido që të jetë, do të shijoni një ditë të larmishme plot aktivitete dhe aventura të papritura.

 

Të mbrosh parimet e tua sot mund të jetë e vështirë, ku realiteti është i ashpër, veçanërisht në vendin e punës. Nëse njerëzit që ju rrethojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë tuaja, përpiquni të bëni njohje të reja. Në mënyrën tuaj, ju do të ndihmoni ta bëni botën një vend më miqësor.

Nëse do t’ju duhet të përballeni sot me një vendim, mos u mbështetni te hamendësimet. Mendojini gjërat në mënyrë të analizuar. Nëse i bëni gjërat më shumë me intelekt se me emocion, gjasat janë që të keni sukses. Instinkti është i mirë, por sot duhet të jeni realistë.

Nëse ekziston ndonjë aktivitet grupi i planifikuar për ju sot, prisni disa përplasje egoje, që mund të ngadalësojnë përparimin dhe që mund të çojnë në disa mosmarrëveshje të vogla. Nëse kjo ndodh, strategjia juaj më e mirë është që të mbani distancën! Ju duhet të mendoni dhe të veproni sipas interesave tuaja.

Dikush që dikur ju ka bërë padrejtësi po rikthehet në skenë, me synimin për të folur sërish me ju. Ju keni çdo të drejtë të refuzoni t’i jepni kohën tuaj, por kurioziteti do t’ju tërheqë drejt tyre dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Nëse vendosni të takoheni me të, duhet të jeni mendje hapur për të dëgjuar gjithçka.

Dinamika e grupit është dinamika më e këndshme për ju sot, kështu që dilni nga izolimi juaj dhe kaloni sa më shumë kohë me njerëzit. Ju do të keni një kohë të mirë me shumë karaktere të ndryshme. Do të jetë në dorën tuaj për të nisur bisedat më njerëzit që ndoshta nuk i keni takuar më përpara.

Problemet që keni pasur në shtëpi ose në mesin e anëtarëve të familjes suaj po nisin të zhduken dhe lajmi i mirë është se shumë shpejt do të zhduken të gjitha. Sa u përket çështjeve të dashurisë, parashikohen lajme pozitive për të lindurit në shenjën tuaj.

Parashikohet një ditë me fat sa u përket çështjeve të dashurisë. Shfrytëzojeni aspektin e mirë planetar për të përmbushur qëllimet tuaja. Sa i përket aspektit financiar, po mendoni që të kryeni një investim, që për momentin nuk favorizohet, ndaj do të ishte mirë që të prisni.

Disa mundësi të reja do të dalin sot në pah, por është e rëndësishme që ju të kuptoni se jo të gjitha do të përshtaten lehtësisht në jetën tuaj. Jini të kujdesshëm ndaj këtyre skemave të reja. Ju nuk duhet të bëni kompromise për të hyrë në lojë.

Sot mund të mos jeni në sinkronizim me njerëzit që ju rrethojnë. Kjo mund t’ju çojë në disa mosmarrëveshje, ose keqkuptime, të cilat do t’ju duhet t’i kaloni me zgjuarsi. Kurrë mos ndryshoni metodat tuaja vetëm për të vazhduar me turmën. Nëse jeni në një lidhje, gjërat mund të jenë pak të komplikuara.

Të jesh i përsosur është e pamundur, prandaj mos e synoni atë. Në punë bëni aq sa keni mundësi. Përpiquni të largoni stresin duke menduar pozitivisht. Në çështjet e dashurisë keni nevojë për një impuls të ri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.